PS: Vjedhja po kthehet në sistem

16/01/2011 19:50

Partia Socialiste tha se nuk e sheh veprimin e Metës si një akt të izoluar, por si një mentalitet të qeverisjes aktuale, që sipas opozitës e ka kthyer vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve në një sistem.

Deputetja Vasilika Hysi deklaroi se shqiptarët duhet të ngrihen në protestë në 21 janar për të mos rrëzuar këtë qeveri që po i grabit me bllokun e Metës në duart e Berishës.

“Sot më tepër se kurrë vendi ka nevojë që të gjithë të ngrihemi në këmbë kundër këtij pushteti të paturpshëm hajdut, i cili vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë e xhepat e gjithsecilit dhe vazhdon të vjedhë përsëri. Në 21 Janar në demonstratën e të gjithë shqiptarëve, ne do të ngrihemi kundër sundimit të hajdutëve, për t’i hapur rrugën lirive e të drejtave që na janë vjedhur për 20 vjet. Në 21 Janar të gjithë në shesh kundër blloqeve të pisllëqeve, miqve e klientëve financiare, e mbi të gjitha në shesh kundër heshtjes së pushtetit përpara vjedhjes masive të pasurive të shqiptarëve. Ne nuk do ta ulim kokën! Në 21 Janar do të tregojmë se shteti i së drejtës nuk mund të zëvendësohet kurrë me të drejtën e pushtetit për të vjedhur gjithçka”, tha Hysi.

Top Channel