Martesë, dashuri, debate

16/01/2011 09:00

Mbrëmja e çifteve në spektaklin e Big Brother të së shtunës.

Një propozim martese surpizë për Almën nga i fejuari i saj italian.

Por edhe diskutime mbi dy çifte të reja të krijuara gjatë javës: Ermela dhe Ervini.

Fillimisht u diskutuan për marrëdhëniet e tyre, teorikisht intime, por faktikisht të kryera në prani të të tjerëve. Më pas një ndërhyrje e Emiljos, që tregoi për një puthje që kishte patur gjatë javës me Ermelën. Gjakrat u nxehën dhe fluturuan kështu fjalë, që lanë të tregojnë se dy banorët nuk gëzojnë maksimumin e respektit për njëri-tjetrin.

Cifti tjetër: Mirjeta dhe Marjeli

Përsa i përket lojës, u largua nga shtëpia Toros dhe pesë banorë të rinj hynë në shtëpi.

Në kandidim këtë javë janë: Ervini, Ermela, Algeni dhe Elisa.

 

Top Channel