Devijim trafiku në Tiranë

16/01/2011 20:30

Bashkia e Tiranës njoftoi devijimin e trafikut për shkak të punimeve që po kryhen në sheshin Skënderbej.

Tashme automjetet duhet të lëvizin drejt dy bulevardeve kryesore të kryeqytetit.

“Ashtu si kishim njoftuar prej ditës së djeshme ka filluar implementimi i skemës së re të qarkullimit për të devijuar fluksin e trafikut që shkonte nga bulevardi Dëshmorët e Kombit në sheshin Skënderbej. Skema e trafikut konsiston që fluksi i trafikut nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, do të kthehet në dy bulevardet, atë Zhan D’Ark dhe Bajram Curri. Do të hiqet parkimi në bulevardin Bajra Curri dhe në rrugën Punëtorët e Rilindjes. Kjo skemë përjashton transportin publik, që ndryshe nga automjetet private do të kalojë në qendrën e kryeqytetit”, deklaroi Drejtori i Transporteve pranë Bashkisë së Tiranës, Enton Punavia.  

Top Channel