Sulmi ndaj romëve në Serbi është kthyer sërish në një problem. Në zonën e qytezës Pozhega ku jetojnë rreth 700 serbë pas shkrimit të parullave neonaziste, ende vazhdon të jetë një gjendje e tensionuar.

Zyrtarët serbë e kanë dënuar paraqitjen e kryqeve nazistë nëpër qytezë në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të tyre.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që romët bëhen objekt i sulmit.

Një vit më parë për shkak të një vrasjeje, qindra romë u mbyllwn në fshatin Jabuka afër Panchevës pasi sulmoheshin nga fqinjët e tyre.

Në Pozhega është shkruar “Edhe romët, jashtë Serbisë”.

Qytetarët kanë qenë të befasuar pasi në këtë zonë nuk ka pasur problem.

Megjithatë, grupet e të rinjve që shfaqin ide të tilla nuk janë të pakta.

Gjykatat serbe janë duke diskutuar mundësinë e ndalimit të rreth 14 grupeve të tifozëve dhe grupeve që shprehin ide ekstreme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA