Levine skandalizon në xhirimin e klipit

14/01/2011 09:15

Këngëtari kryesor i grupit Maroon 5. Adam Levine, duket shumë krenar për të dashurën e tij modele të Victoria’s Secret, ndërsa xhiron një vidioklip të ri që do të ketë dyshen si protagonistë.

Kënga e re vendos një krevat në mes të një rruge ku kalojnë vazhdimisht njerëz dhe në të ndodhet vetë këngëtari me Anne Vyalitsyna-n. Videoklipi është cilësuar nga kritikët si një shfaqja e rrallë e ekzibicionizmit.

Këngëtari i njohur dhe e dashura e tij nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit, gjatë pushimeve të xhirimit, duke dhënë kështu një shfaqje të papritur për spektatorët.

FOTO GALERI
2/9
Këngëtari i Maroon 5 dhuron shfaqje “extra”

Top Channel