Durrës, shoferi aksidenton 6 persona

14/01/2011 12:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në tregun e automjeteve në Shen Vlash të Durrësit, ku si pasojë e humbjes së kontrollit një automjet është futur mes tregtarëve të makinave duke plagosur disa prej tyre.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ka qenë Dashamir Kaziu, banor i zonës, autor i kësaj ngjarjeje rrugore.

Kaziu ka qenë duke lëvizur me automjetin tip “Peugeot” me targë “DR 3537 F”, kur për shkak të shpejtësisë dhe frenimit të menjëhershëm ka humbur drejtimin mbi automjetin dhe është futur mes tregtarëve.

Si rezultat janë aksidentuar 6 persona, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit. Ymer Idrizi, 25 vjec, Robert Tahiri, 26, Shpëtim Metushi 45 dhe Fatmir Dollaku 60 vjec kanë marrë dëmtime të rënda.

I dëmtuar deklarohet të jetë edhe drejtuesi i mjetit. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor që po kryen veprimet e para për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top Channel