Durres, sekuestrohen 3 kg heroinë

13/01/2011 16:55

Policia e qytetit të Durrësit ka zhvilluar paraditen e sotme një operacion anti-drogë, gjatë të cilit u arrestuan 3 persona dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personat e arrestuar janë dy shtetas maqedonas dhe një kroat.

Ndërsa lënda narkotike, sipas burimeve, është e llojit heroinë dhe e cilësisë së lartë.

Burimet shtojnë më tej se personat e arrestuar janë identifikuar si Fatmir Osmani nga Gostivari, Arif Arifi nga Tetova dhe kroati Berislav Vigorvic.

Top Channel