Berisha: Videoja më erdhi mua

13/01/2011 13:15

Pas akuzave se i ishte përvjedhur një reagimi për videon e ministrit Meta, kryeministri e priste një pyetje të tillë. Rasti u paraqit në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin në detyrë të Kosovës Jakup Krasniqi.

“Të mbarojmë me presidentin e Kosovës konferencën dhe pasaj do të vij edhe unë aty ku iu dhemb juve”, iu përgjigj Berisha interesit të gazetarëve.

Duke iu përgjigjur në kthim kësaj pyetjeje, kryeministri vlerësoi gatishmërinë e zëvendësit të tij Meta për të hequr dorë nga imuniteti.

Kryeministri vlerësoi nisjen e hetimeve nga Prokuroria dhe shtoi se videoja është false. Prapa falsifikimit të saj, sipas tij, qëndron Edi Rama.

“Një qendrim të tillë e mbajnë vetëm ata të helmit të bllokut, që janë të aftë të sajojnë cdo gjë, të montojnë gjithcka, pa asnjë lloj skrupulli, sepse mendojnë se në këtë mënyrë i afrohen shtetit. Ajo video ka ardhur tek ju sepse kam dashur unë. Është e vërtetë që Prifti ma solli një herë mua dhe isha unë që i thash, coje ku të duash”, deklaroi Berisha.

“Duke parë një video të trukuar në mënyrë diletanteske dhe që kapërcehet në sekonda, kryeministri ka vetëm një kërkesë, që prokuroria e vendit të bëjë hetim të plotë”, shtoi ai.

Një ditë më parë, Dritan Prifti pohonte se kryeministri nuk kishte pranuar ta shihte videon. Sipas zotit Prifti, shumë njerez e kanë ditur brendinë e videos, por deri ditën që ajo u transmetua, asnjë nuk e kishte parë atë.

Top Channel