Paris Hilton, e dashuruar pas Britanisë

04/01/2011 12:30

Paris Hilton u rikthye të pozonte e zhveshur për revistën “FHM”, në të njëjtin numër që i dedikonte fjalë të zgjedhura Princit William dhe Harry e ku rrëfente dashurinë e saj për Britaninë e Madhe.

Mbesa e një miliarderi, pronar të një prej rrjeteve hoteliere më të mëdha të botës. Hilton festoi rikthimin e saj në kopertinën e revistës pas gjashtë vitesh me stilin e saj që e vendosur gjithmonë në qendër të skandaleve.

”Më pëlqen shumë atmosfera që rreth Londrën, njerëzit, theksi i ndryshëm. Djemtë britanikë janë me të vërtetë të ndryshëm nga ata në SHBA, janë shumë më xhentilë dhe të pjekur”.

Në intervistën e saj, Hilton shtoi: “Është thjesht një gjendje mendore. Mendoj se këtu, prindërit i rrisin ndryshe fëmijët e tyre. Për më tepër, djemtë britanikë janë me të vërtetë të pashëm. Të tillë janë edhe William dhe Harry. Mendoj se kam qenë me fat që kam patur rastin t’i takoj dhe t’i njoh më mirë”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA