Carey, përkrah bashkëshortit në spital

04/01/2011 13:10

Prezantuesi televiziv dhe bashkëshorti i Mariah Carey, Nick Cannon, është shtruar me urgjencë në spital ku po kurohet pas një bllokimi veshkash.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga vetë këngëtarja, e cila publikoi disa foto të rralla të saj përkrah bashkëshortit që po kurohet, në një faqe të saj në një rrjet social.

Nëna e dy binjakëve, 41-vjeçarja Carey, i kërkoi fansave të saj që të luten për Nick, ndërsa befasoi nëpërmjet një fotografie të rrallë në të cilën ajo shfaqej e futur në shtratin e krevatit të spitalit, në Aspen, Kolorado.

Megjithatë, Carey shprehej optimiste për rikuperimin e Cannon, ndërsa vendosi statusin: “Ju lutem lutuni për Nick, i cili është duke luftuar me një bllokim të parëndësishëm veshkash”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel