Kuvend, “harrohet” debati për komisionin

27/12/2010 22:30

Ashtu si në pjesën më të madhe të ditës së sotme, debati për ngritjen e Komisonit Hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua nga sulme e kundërsulme verbale mes kryeministrit Sali Berisha dhe  deputetëve të opozitës.

Kryeministri në fjalën e tij përmendi disa herë grevën e urisë. Ai tha se Arben Malaj u nxorr nga greva nën pretekstin e spiunit të mazhorancës dhe se ishte i vetmi që nuk ushqehej.

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit, u kundërpërgjigj deputeti socialist Arben Malaj. Ai kundërshtoi publikisht pretendimet e Berishës dhe tha se grevën e urisë e la për arsye shëndetësore.

“Të paktën t’i nuk do të njohësh ndonjë vlonjat spiun. Po ta them publikisht se unë dola nga greva për arsye shëndetësore, të gjithë kemi probleme shëndetësore dhe nuk ishte nevoja të sakrifikohej jeta e një personi”, tha Malaj.

Top Channel