Gjirokastër, përplaset për vdekje një 50 vjeçare

26/12/2010 18:25

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pranë urës së Leklit në aksin rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën.

Sipas informacioneve nga policia, shtetësja Eli Merko, 50 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet tip Hyundai me targa Tirane, 1781 T, teksa përpiqej të kalonte rrugën pranë urës së Leklit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer ndalimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi ngjarjen e rëndë, Kosta Lapa.

Me këtë aksident përgjakja e rrugëve ka marrë përmasa edhe më tragjike në këto ditë festash në vendin tonë, ku brenda 24 orëve rrugët u kanë marrë jetën pesë personave, mes të cilëve 3 fëmijë.

Top Channel