Hungari, mediat nën kontroll

22/12/2010 17:05

Parlamenti i Hungarisë ka kaluar një ligj kontrovers që krijon një autoritet të ri me kompetenca për të monitoruar dhe vendosur gjoba ndaj medias.

Autoriteti Kombëtar për Mediat dhe Komunikimin do të mbajë nën mbikëqyrje linjën e mediave private dhe atyre publike.

Dy organizata të pavarura, OSBE dhe amerikania Freedom House, kanë shprehur shqetësimin e tyre duke deklaruar se ligji forcon kontrollin e qeverisë mbi mediat.

Qindra studentë protestuan në kryeqytetin Budapest kundër ligjit. Por kryeministri i qendrës së djathtë Viktor Orban gëzon një shumicë prej dy të tretash në Parlament dhe për rrjedhojë ligji kaloi me 256 vota pro dhe 87 kundër.

Deputetët e fraksionit “të gjelbërit”, të partisë LMP, protestuan kundër ligjit duke vendosur një shirit ngjitës në gojë gjatë votimit të tij.

Top Channel