Ngjela: Qeveria do rrëzohet me forcë

21/12/2010 08:00

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, njëkohësisht një nga drejtuesit e opozitës së bashkuar, duket se e ka pritur qëndrimin e mazhorancës për të mos lejuar hetimin.

Në një intervistë për gazetën “Shqip”, ai thotë se mazhoranca e di që po të hetohen zgjedhjet, atëherë do të dalin në shesh manipulimet.

Avokat Ngjela, ndërkohë e bën të qartë se reagimi i opozitës do të jetë shumë i fortë pas refuzimit dhe popullit opozitar i duhet ta rrëzojë këtë qeveri të paligjshme.

“Protestat e opozitës do të sjellin patjetër mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar Ngjela.

Top Channel