Fraktura për Spider-Man, në spital pas rrëzimit

21/12/2010 10:00

Një aktor u dëmtua mbrëmjen e djeshme pasi ra për pothuajse shtatë metra, gjatë musicalit “Spider-Man, dalje nga errësira”, në Nju Jurk. Lajmin e konfirmuan shërbimet e emergjencës së qytetit.

Fraktura për Spider-Man, në spital pas rrëzimit
Një aktor në Nju Jork ra shtatë metra gjatë shfaqjes

31-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, pas rrëzimit së paparashikuar në skenë. Shfaqja u ndërpre për t’i ardhur në ndihmë Reeve Carney, aktorit të pafat.

”Spider-Man ishte në një urë dhe Mary Jane kishte një dialog me të”, deklaroi zëdhënësi i teatrit. “Spider-Man duhet të fluturonte deri ku ishte Mary. Në fillim, nuk u kuptua rënia. Njerëzit menduan se ajo ishte diçka e parashikuar”.

Aktorit iu vendos menjëherë allçi në qafë, nga frika e dëmtimeve në shtyllën kurrizore. Burimet e spitalit konfirmuan se aktori është jashtë rrezikut për jetën, por ka thyer një këmbë dhe pësuar fraktura të tjera.

Top Channel