Beckham, shumë shpejt “Sër”?

21/12/2010 12:15

Bastexhinjtë anglezë kanë hapur baste në të cilat kuotohet mundësia e shndërrimit të David Beckhamit në Sër. Pak ditë më parë, ish-kapiteni I Anglisë u kurorëzua nga BBC me një çmim për të gjithë arritjet e karrierës së tij.

35-vjeçari do të shndërrohet në kalorës të Mbretërëshës, me mundësinë 1/3. Deri përpara pak javësh, kuota e tij ishte 1/7, por tashmë titulli më i lartë i Britanisë duket shumë pranë për ish-yllin e Manchester Utd., Real Madrid, Milan e Galaxy.

Futbollisti I Los Anxhelosit është lojtari që ka zhvilluar më shumë ndeshje me fanellën e kombëtares angleze, për një total prej 115 paraqitjesh.

Jashtë fushave, ai është nderuar për punën e tij bamirëse, mbështetjen e Forcave të Armatosura Britanike dhe rolin në komisionet që punuan për të siguruar organizimin e Lojrave Olimpike të vitit 2012 (konfirmuar në Londër) dhe Botërorit të 2018-s (fituar nga Rusia).

Zëdhënësi I shtëpisë së basteve “Paddy Power”, Darren Haines, deklaroi: “Mund të mos kalojë shumë kohë deri sa kur të dëgjojmë fjalën: Në këmbë, po hyn Sër Beckham”.

Në të njëjtën shtëpi bastesh, 1/20 kuotohet mundësia që David-I të jetë trajneri I ardhshëm i kombëtares së “Tre Luanëve” dhe jepet pothuajse e sigurt, 4/5 basti për një fëmijë të katërt me Viktorian.

Top Channel