Projekti për xhaminë

20/12/2010 11:10

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka prezantuar sot projektin për xhaminë e re.

Rama theksoi se “shtimi i komunitetit mysliman shton nevojën për një vend të ri kulti”. Xhamia e re do të ndërtohet në qendër të qytetit.

“Duam që Tirana ta ketë një hapësirë të re ku të përçojë shprehjen e unikalitetit të vet, një shprehje të një pasurie ku të gjithë, besimtarë myslimanë ose jo të jemi krenarë dhe të vetëdijshëm për vlerën e paçmuar të kësaj pasurie”, u shpreh Rama gjatë prezantimit.

Rama shtoi: “Xhamia e Et’hem Beut mbetet një perlë trashëgimore dhe kulturore për Tiranën por përmasat e saj nuk lënë mundësinë e kryerjes së të gjithave shërbimeve të nevojshme. Duke dëgjuar komunitetin për domosdoshmërinë e kësaj hapësire të re, zhvilluam një analizë të të gjitha të dhënave të nevojshme për ndërtimin e një xhamie tjetër.”

Kryetari i Bashkisë theksoi se “xhamia e re do arrijë t’i shërbejë mbi 2500 besimtarëve”.

“Forma që do ketë xhamia është në dorën e arkitektëve që do të konkurojnë për ndërtimin e saj”, përfundoi Rama.

Top Channel