Hantuchova, tenistja që bën bujë nëpër plazhe

20/12/2010 21:20

Tenistja sllovake, Daniela Hantuchova mund të jetë larg vendeve të para të renditjes së femrave, por jo për këtë më pak e mediatizuar se koleget e saj.

Viti 2011 përfundon me 27-vjeçaren në plazhet e ngrohta të ishujve të Karaibeve, duke pozuar për një kalendar që pak, por e sigurt, do ta ketë të garantuar suksesin.

Me këtë prezantim të ri të Hantuchovës, larg veshjeve të tenisit dhe vetëm me rrobat e saj të brendshme, ajo po përpiqet të ndjekë shembullin e kolegeve Sharapova apo Kournikova, që kanë përfituar më shumë prej bukurisë së tyre se sa prej aftësive tenistike.

Top Channel