DIGITALB NË ABCOM

20/12/2010 23:10

Kompania ABCOM, është e njohur si kompania e parë në Shqipëri që ofron 3 shërbime në një kabëll.

Televizion digital kabllor, internet dhe telefon fiks. Nga data 1 Dhjetor, në platformën digitale kabllore të ABCOM, ofrohen të gjitha paketat dhe kanalet e platformës më të madhe në Shqipëri Digitalb.

Ky është një bashkëpunim midis dy kompanive më prestigjioze në Shqipëri, që janë të mirënjohura në ofrimin e shërbimeve shumë të avancuara teknologjike.

Tashmë të gjithë të apasionuarit e televizionit, në këto ditë të ftohta dimri, pavarësisht kapriçove të motit, mund të shikojnë shumë kanale në kualitetin më të lartë të transmetimit digital, edhe në kabëll.

Kanale në transmetimin HD, kanalet më prestigjioze shqiptare, të huaja, etj. Platforma digitale kabllore ABCOM në bashkëpunim me Digitalb, i ofron këto shërbime në qytetet më kryesore të Shqipërisë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lushnj.

Top Channel