Timberlake dhe skena e xhiruar keq

18/12/2010 14:50

Ka kaluar shumë kohë që kur Justin Timberlake u bë fillimisht i njohur
me grupin “N SYNC”, por ai vazhdimisht është në gjendje të gjejë një
mënyrë për të fituar faqet e para të gazetave.

Karriera e tij si aktor mund të mos jetë shumë e pasur, por skenat e dashurisë me Amanda Seyfried në Los Anxhelos kanë bërë që fotot e tij të bëjnë xhiron e botës.

Megjithatë, çiftit ju desh disa kohë që të bënte siç duhet skenën. Mbetet për t’u kuptuar nëse Justin e bënte qëllimisht gabim për të përsëritur puthjen apo për shkak se mendonte vazhdimisht të dashurën e tij, Jessica Biel.

Filmi i tij i ri “Now” zhvillohet në të ardhmen, në një kohë kur shkencëtarët kanë mundur të çaktivizojnë gjenet e plakjes. Pak më parë, u shfaqen foto të “siktetshme” me Olivia Wilde, në sheshin e xhirimit.

Top Channel