Jolie i dhuron Pitt unazë 275 mijë euro

18/12/2010 09:50

Në 47-vjetorin e tij, aktori Brad Pitt merr nga partnerja e tij Angelina
Jolie një unazë me vlerë 275 mijë euro, në të cilën shkruhet emri i
Angie-t dhe gjashtë fëmijëve.

Sipas tabloidit britanik “The Daily Star’ një burim pranë ciftit thonë se unaza vec vlerës së madhe ka edhe disa referime mistike të familjes dhe numrit 47.

Sipas të përditshmes ‘Times of India’ cifti do të zhvillojë një rit hindu në qytetin indian të Jodhpur për vit të ri.

Top Channel