Britani, ngrica shkakton probleme

17/12/2010 13:20

Britania e Madhe është duke vuajtur pasojat e reshjeve të forta të
dëborës dhe ngricës, që ka shkaktuar paralizimin e komunikimit në vend.

Kushtet në Irlandën e Veriut janë cilësuar si më të këqijat e 25 viteve të fundit, ndërsa në Skoci i është kërkuar qyetarëve që të shmangin udhëtimet, nëse nuk kanë një emergjencë.

Pothuajse 772 skolla në Uells, 200 në Skoci dhe 600 në Irlandën e Veriut janë mbyllur ndërkohë, raportonte “BBC”. Parashikimet janë të këqija dhe më shumë reshje dëbore priten në fundjavë.

“Situata e keqe klimaterike mund të shkaktojë që në periudhën e Krishtlindjeve, të kemi një emergjencë të vërtetë”, deklaroi Ministri i Energjisë, Charles Hendry.

Një problem tjetër i madh janë edhe erërat e fuqishme, të cilat janë shkaktaret kryesore në mbylljen e disa aeroporteve dhe situatën e rënduar nëpër porte. Posta Britanike, gjithashtu ka vuajtur nga bllokimi i rrugëve të komunikacionit.

Moti i keq ka pushtuar prej më shumë se një jave të gjithë Europën dhe situata nuk do të përmirësohet as në javën në vazhdim.

Top Channel