Bregu i Fildishtë, pranë luftës civile

17/12/2010 11:40

Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi sot një raport, në të cilin
shprehet shqetësim për mundësinë e degjenerimit të konfliktit aktual në
Bregun e Fildishtë, në një luftë civile.

Një ditë më parë, 20 të vdekur u regjistruan pasi trupat ushtarake qëlluan mbi protestuesit. Dhuna shpërtheu në vendin afrikan, pasi ish-presidenti Laurent Ghagbo nuk pranoi humbjen në zgjedhjet e disa javëve më parë.

Fituesi me 54,1%, Alassane Ouattara, është i detyruar të qëndrojë në një hotel i ruajtur nga 10 000 trupa paqeruajtëse, ndërsa forcat e armatosura të vendit i kanë qëndruar besnike Ghagbo-s.

Pavarësisht përgjakjes së rrugëve një ditë më parë, protestat do të vijojnë edhe në ditën e sotme. Lajmin e konfirmoi vetë  zëdhënësi i Ouattara-s, Patrick Achi.  
Që prej fillimit të protestave, 39 persona kanë humbur jetën në Bregun e Fildishtë. Raporti i OKB-së hidhte dritë mbi faktin se besnikë dhe votues të Ouattara-s kanë filluar të armatosen dhe mund të organizohen në një sulm ndaj ushtrisë.

Një grup i armatosur besnik ndaj fituesit të ligjshëm të zgjedhjeve, ka raportuar deri tani dy të vdekur në përballjet sporadike me forcat e Ghagbo-s.
Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i bënë thirrje ish-presidentit që të tërhiqet menjëherë për t’i lënë vend qeverisë së ligjshme të mblidhet. Në të kundërt, vendi i tij do të përballet me sanskione shumë të ashpra.

Top Channel