Bora pushton edhe bregdetin

17/12/2010 16:15

Masa ajrore të lagështa dhe të ftohta janë përplasur në Adriatik cfare
ka sjellë reshje dëbore në të gjithë vendin, madje në të gjithë
Ultësirën Perëndimore sa floket e dëbores kanë zbardhur edhe
Sarandën,Vlorën e Durrësin.

Ne Tirane dhe Durres bora ka zgjatur me shume se here te tjera duke bere qe qytetaret ta shijojne deri diku kete ndjesi shlodhese.

Por meteorologet pashikojne se gjate nates ne te gdhire e shtuna  ne Ultesiren Perendimore pritet te kete reshje te dendura shiu  dhe ne zonat malore reshje te dendura debore.

E diela dhe fillimi i javes parashikohen nga meteorologet me ngritje te temperaturave  ne vlerat 12 ,14 grade, te cilat do te shkaktojne shkrirjen e debores ne male dhe rritje te prurjeve te lumenjve.

E gjithe fundjava do te na shoqeroje me mot te paqendrueshem ne te gjithe vendin.

 

Top Channel