Sarah Jessica Parker në “New Year’s Eve”

16/12/2010 14:50

Sarah Jessica Parker, një nga protagonistet e “Sex and the City”, ka
hyrë në kastin e “all stars” të “New Year’s Eve”, filmi i ri i Garry
Marshall që do të fillojë të regjistrohet në muajin shkurt.

Ai do të tregojë mes dramës dhe komedisë, historitë që ndërthuren në ditën e fundit të vitit në New York.

Për momentin janë zgjedhur dhe po përcaktojnë kushtet e kontratës së tyre, edhe Robert De Niro, Michelle Pfeiffer, Hilary Swank e Ashton Kutcher.

Top Channel