Reynolds gjen ngushëllim

16/12/2010 16:00

Ryan Reynolds, aktori i cili njoftoi ndarjen e tij nga Scarlett Johansson pas dy vitesh martesë të martën e kaluar, ka gjetur ngushëllim tek një nga ish të dashurat e tij.

Sipas ‘US Weekly’, Ryan ka lokalizuar një vajzë me të cilën ka qenë i lidhur me qëllimin për të kaluar këtë moment të keq dhe jo për të nisur një histori tjetër.

Cifti Reynolds-Johansson kanë kaluar shumë kohë larg njëri-tjetrit për shkak të punës dhe Johansson nuk ishte më e lumtur me këtë gjë, sipas revistës.

Top Channel