Festat, alarm për sulme

16/12/2010 15:10

Kryengrites të prangosur në Irak kanë rrëfyer se militantët e Al Kaedës
po planifikojne sulme terroriste gjatë periudhës së Krishtlindjeve në
Shtetet e Bashkuara dhe në Europe.

Pohimet e tyre erdhen pikerisht ne kohen kur nje zyrtar i inteligjences amerikane e konfirmoi kercenimin si plotesisht te besueshem. Ne mesin e komploteve te permendura nga te arrestuarit, jane edhe atentatet e deshtuara me bombe ne Stokholm te Suedise. Ministri i Brendshem irakian Jawad al Bolani dhe ai i Jashtem, Hoshiar Zebari, kane njoftuar menjehere autoritetet amerikane dhe ato europian si dhe Interpolin per sulme te mundshme gjate festave te fundvitit.

Megjithate, asnjeri prej tyre nuk sakteson se per cilin vend behet fjale, apo cilet jane me te rrezikuar. Nga ana tjeter, nuk eshte e lehte edhe te verifikohen pretendimet e te arrestuarve. Per cdo rast, zyrtaret perendimore te anti-terrorit jane ne gadishmeri te larte per periudhen e festive.

Kjo kohe e vitit eshte vecanerisht ne vemendje qe prej sulmit te deshtuar te nigerianit Umar Farouk Abdulmutallab, qe u perpoq te hidhte ne ere nje vit me pare, ne diten e Krishtlindjeve, nje avion te nisur per ne Detroid. Sipas ministrit Al Bolani, nje pjese e rebeleve te ndaluar, pretendojne se i marrin urdhrat direkt nga kreret e Al Qaeda-s.

Top Channel