Salihi rikthen sulmin e frikshëm te Rapidi

14/12/2010 13:30

Prezenca e Hamdi Salihit në formacionin titullar të Rapidit të Vjenës, ka bërë që reparti ofensiv i kësaj skuadre të rikthehet i frikshëm në Bundesligën austriake.

Në fillim të kampionatit, trajneri Pakult kishte eksperimentuar me sulmin, duke u lënë hapësira dy sulmuesve të gjatë Venegor of Heselink dhe Nuhiu: një lëvizje e pasuksesshme, pasi vjenezët humbën mjaft pikë.

Vetëm me aktivizimin e dyshes Salihi-Gartler, Rapidi është kthyer në shinat e duhura, duke marrë rezultate falë golave të shënuar. 26-vjeçari shkodran ka fituar vendin me “dhunë”, falë paraqitjeve të shkëlqyera dhe golave të shënuar. Në 18 ndeshje, Salihi ka realizuar 10 gola, duke u renditur i treti në listën e golashënuesve të kampionatit. Kuqeziu është i vetmi lojtar që gjatë këtij sezoni në Austri ka shënuar 4 gola në një ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA