Xavi: Doping? Futbolli spanjoll nuk ka lidhje

13/12/2010 14:30

Mesfushori i kombëtares spanjolle dhe Barcelonës, Xavi Hernandez, mohoi se lojtarët spanjollë të cilët fituan Botërorin e parë në histori për vendin e tyre kanë lidhje me dopingun që ka përfshirë sportin spajnoll ditët e fundit.

“Më vjen keq për rastin e dopingut në atletikë, por në futbollin spanjoll nuk ka raste dopingu. Këtë gjë e provojnë testet e shpeshta anti-doping të cilave i nënshtrohemi”, u shpreh Xavi.

Më tej, mesfushori vazhdoi: “Nuk ka problem, ne jemi të qetë. Botërori u fitua në mënyrë të pastër.”

Komentet e Xavi erdhën pas deklaratave të një të burgosuri, i cili zbuloi se doktori Eufemiano Fuentes (i arrestuar më parë për dhënie substancash të paligjshme sportistëve të ndryshëm) i kishte thënë frazën: “Nëse unë flas, Spanja nuk do ketë më Europianin dhe Botërorin!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA