Spanjë, Barça e Real të pandalshëm

13/12/2010 09:00

Barcelona dhe Real Madrid vazhdojnë të qeta rrugën e tyre drejt titullit kampion në Spanjë.

Kampionët në fuqi të Spanjës kanë mundur 5-0 Real Sociedad (dopietë e Messi) duke ruajtur kështu vendin e parë, ndërsa ekipi madrilen ka fituar 3-1 në fushën e Real Zaragoza.

Ja rezultatet e javës së 15-të të Primera Division: Athletic Bilbao-Espanyol 2-1, Hercules-Malaga 4-1, Mallorca-Racing Santander 0-1 dhe Sporting Gijon-Levante 1-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA