Seria A, Juve mposht 2-1 Lazio

13/12/2010 09:20

Juventus fiton 2-1 në ndeshjen e fundit të javës së 16-të të Serisë A ndaj Lazio.

Zhbllokon rezultatin që në minutën e dytë të ndeshjes Chiellini pas një goditjeje me kokë.

Në minutën e 14-të barazon për ekipin mik Zarate.

Në pjesën e dytë Lazio ul nivelin e lojës dhe Juventus kërkon me çdo kusht golin e fitores.

Në minutën e katërt dhe të fundit shtesë të takimit, Krasiç shënon golin që ngjit Juventusin në vendin e dytë të renditjes, me pikë të barabarta me Lazio dhe Napoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA