Milani humbet Zambrotta dhe Gattuso
13/12/2010 18:10
Milani ka humbur dy futbollistë të tjerë pas suksesit me Bolonjën. Skuadra e Massimiliano Allegri nuk do të ketë Zambrotta e Gattuso për ndeshjen e rëndësishme të së shtunës në mbrëmje kundër Romës.
Të dy do të jenë në dispozicion të skuadrës gjatë vitit të ardhshëm.
Për Gattuso bëhet fjalë për një tërheqje të lehtë në kofshën e djathtë dhe për t’u rekuperuar do i duhen 7-10 ditë, ndërsa Zambrotta ka pësuar një terheqje në gjurin e majtë dhe mund të jetë në formë pas 10-15 ditësh.
Të dy do i shtohen listës së të dëmtuarve që përfshinë Pato, Inzaghi, Flamini e Thiago Silva.
Top Channel