Manchester United pret minatorët kilianë
13/12/2010 11:30
Minatorët kilianë u pritën mbrëmë si heronj nga ekipi i Manchester United.
26 nga 33 minatorët të cilët qëndruan të bllokuar për 69 ditë në një minierë në Kili u pritën nga legjenda e “Red Devils”, Sir Bobby Charlton.
Minatorëve iu dhurua një fanellë e Manchesterit dhe pozuan së bashku me ish-futbollistin e United.
Mbrëmjen e sotme, minatorët do të jenë të pranishëm në sfidën që Manchester United do të luajë ndaj Arsenal.
Top Channel