Adriano, “Bidone d’Oro” 2010

13/12/2010 13:40

Sulmuesi brazilian i Romës, Adriano Leite, ka marrë çmimin “Bidone d’Oro” për të tretën here në karrierë.

Ky çmim i jepet lojtarit me paraqitjen më të keqe të vitit nga votat e tifozëve.

RAI bëri të ditur në një komunikatë se Adriano ka marrë dyfishin e votave të sulmuesit të Juventus, Amauri, dhe të fantazistit brazilian të Milan, Ronaldinho.

Më pare Adriano e ka marrë këtë çmim në vitet 2006 dhe 2007 kur luante me Inter.

Vitin e kaluar, këtë “çmim” e fitoi mesfushori brazilian i Juventus, Felipe Melo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA