Tirana ndalet në Ballsh

11/12/2010 17:40

Goli në minutat shtesë i ka dhënë 1 pikë Tiranës në Ballsh, ndërkohë që ka vënë nën presionin e lojtarëve të Bylisit anësorin e ndeshjes i cili e vlerësoi si të rregullt golin e kryeqytetasve.

Në barazim 1-1 ka përfunduar sfida mes Bylisit dhe bardhebluve, një rezultat që nuk i shërbeu asnjërës, pasi Tirana kërkonte t’i afrohej kreut ndërsa ballshiotët të largoheshin nga zona e ftohtë.

Vendasit të cilët kryesuan për 45 minuta falë golit të Popoviç, u ndëshkuan në fundin e ndeshjes nga Lilaj.

Ndërkohë burime të sigurta konfirmojnë për Top Channel, se lojtari i Tiranës Andi Lila do kalojë në janar tek skuadra e Dinamos së Zagrebit dhe pritet që javën e ardhshme të nënshkruajë kontratën e re me klubin kroat.

Vllaznia ka fituar 1-0 në Laç dhe falë humbjes së Tiranës është ngjitur në vendin e 4 me 24 pikë. Golin e fitores për shkodranët e shënoi Gocaj, në minutën e 70.

Në Krujë, Kastrioti ka mundur 3-1 Elbasanin, i cili është paraqitur me lojtarët titullar edhe pse këta të fundit kishin bojkotuar disa ditë stërvitjen për shkak të mosmarrjes së pagave.
Golat për krutanët u shënuan nga Alikaj, Alvizh dhe Babiç ndërsa golin e nderit për miqtë e shënoi Dalipi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA