Seongnam Lihva kualifikohet në gjysmëfinale

11/12/2010 21:20

Skuadra koreano-jugore Seongnam Lihva ka shkatërruar 4-1 ekipin e Al Uahda duke siguruar biletën për në gjysmë finalet e botërorit për klube që po zhvillohet në Dubai.

Avantazhi i koreanëve erdhi në minutën e 4 me kolumbianin Molina. Në të 27 minutë, skuadra arabe barazoi me Fernando Bajano. Shpresat e vendasve për të përmbysur rezultat nuk zgjatën shumë, pasi 3 minuta më vonë Ognenovski dyfishoi për skuadrën koreano-jugore.

Në pjesën e dytë ekipi i Seongnam shënoi edhe dy gola të tjerë me Sung Kuk dhe Dong Geon, duke siguruar kualifikimin për më tej. Në gjysmëfinale të këtij aktiviteti, koreano-jugorët do të përballen me kampionët e Europës në fuqi, me skuadrën e Interit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA