Futboll, dhunë edhe në Jordani

11/12/2010 21:35

Dhuna në fushat e futbollit tashmë e kthyer në një modë te shëmtuar kohët e fundit, ka ndalur edhe ne Jordani.

Ndeshja mes dy ekipeve rivale të Faizalit dhe Uedat eshte kthyer ne nje lufte te vertete mes tifozeve te te dyja skuadrave.

Sipas policisë, ata që nisën përleshjet në këtë ndeshje ishin tifozët e Faizalit që filluan të hidhnin gurë në drejtim të atyre të Uedat, skuadra kampione në fuqi e këtij vendi, kur këta të fundit kërkuan të kalonin kangjellat mbrojtëse për të hyrë në fushën e lojës. Në këtë pikë, u desh ndërhyrja e policisë e cila kërkoi që të qetësonte situatën e krijuar.

Gjithnjë sipas burimeve të forcave të rendit në vend, numri i të plagosurve ka arritur deri në 250 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin tifozë të Uedat. Ndërkohe presidenti i Uedat ia vë fajin për këtë ngjarje të rëndë pikërisht policisë, pasi sipas tij ishte kjo e fundit që sulmoi tifozët e skuadrës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA