Martin Biba do të jetë president i Federatës Shqiptare të Mundjes.
Kështu kanë vendosur votat e 13 klubeve të mundjes në Asamblenë e Përgjithshme zgjedhore të kësaj federate.
“Nuk është e lëhtë të marrësh këtë përgjegjësi por kam besim se do përfaqësoj me dinjitet mundjen shqiptare. Garantoj që do të jem në zbatim të ligjit”, u shpreh Martin Biba.
Megjithëkëtë, duket se ngërçi do të vazhdojë të shoqërojë mundjen shqiptare. Edhe pas zgjedhjes së Martin Bibes, mundja vazhdon të prezantohet me dy federata. Njëra drejtohet nga Viron Bezhani, i cili ka mbështetjen e KOKSH, ndërsa tjetra tashmë nga i sapozgjedhuri Martin Biba.
Të dyja federatat bëjnë kampionate për llogari të tyre dhe që të dyja palët pretendojnë se njihen nga shteti shqiptar dhe nga institucionet ndërkombëtare.
Top Channel