SHBA, Snipes nis dënimin me burg

10/12/2010 12:45

Aktori Wesley Snipes ka mbërritur dje në burgun federal të shtetit amerikan të Pensilvanisë, për të filluar shlyerjen e dënimit të tij 3-vjecar për evazion fiskal.

Snipes mbërriti pak momente para orës 17:00, me orën lokale, në Institutin Federal të Edukimit në Luis Ran.

Aktori 48-vjecar, protagonist i trilogjisë “Blade”, u dënua në vitin 2008 në Florida pasi nuk kishte paguar taksat ndaj shtetit amerikan.

Në një intervistë televizive të dhënë mbrëmjen e së martës, ai tha se nuk ndihej nervoz për faktin se mund të shkonte në burg.

Ndërkohë, zëdhënësi i Byrosë Federale të Burgjeve, Ed Ross ka konfirmuar mbërritjen e Snipes. “Ai do të hyjë në një proces orientimi dhe do të nisë të shlyejë dënimin e tij”, ka deklaruar Ross.

Top Channel