Roma, dëmtim muskulor për Julio Sergio
10/12/2010 16:30
Portieri i Romës, Julio Sergio, ka pësuar një dëmtim muskulor të gradës së parë në kofshën e këmbës së djathtë.
Pas kontrolleve mjekësore, mendohet se portieri brazilian do të rikthehet të luajë pas pushimeve të Krishtlindjeve.
Gjithsesi, mjekët nuk përjashtojnë mundësinë që Julio Sergio të rikthehet në ndeshjen ndaj Milanit, e programuar më 18 dhjetor, në San Siro.
Top Channel