Plan B për “A-Team”

10/12/2010 15:50

Liam Neeson kërkon të “udhëheqë” Skuadrën A në filmin e tyre të dytë.

Aktori irlandez, i cili ka interpretuar Hannibal Smith në filmin e parë, u shpreh se ai dhe tre pjesëtarët e tjerë të ‘A-Team’ (Bradley Cooper, Shartlo Copley dhe Quinton “Rampage” Jackson) janë gati për të xhiruar vazhdimin e filmit të tyre të parë.

“Jemi të gatshëm për këtë projekt. Duhet të zgjedhim qytetin ku do xhirojmë”, theksoi Neeson.

Top Channel