Dyshohet se kishte lidhje me grupin ShinyHunters, policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së
Televizoni shtetëror iranian ka shfaqur në gjuhën angleze një intervistë të Sakineh Mohamadi Ashtiani, ku 43 vjeçarja rrëfen se si ka “bashkëpunuar” në vrasjen e bashkëshortit të saj.
Intervista është realizuar në vendin ku është kryer krimi dhe në prani të djalit të saj, Sakineh tregon me detaje se si ka ndihmuar dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk përmenden, në vrasjen e bashkëshortit të saj.
Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, me këtë realizim, Irani, i ndodhur më parë nën presionin e komunitetit ndërkombëtar për të mos ekzekutuar me gurë nën akuzën e tradhëtisë 43 vjeçaren, po mundohet të realizojë ekzekutimin nën akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit.
Të enjten u përpah lajmi për lirimin e Sakineh, një lajm ky që më pas u përgënjeshtrua.
Top Channel