F1, lejohen urdhërat e skuderisë
10/12/2010 16:55
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka dekretuar heqjen e rregullit që ndalonte urdhrat e skuderive në garë.
Nga sezoni i ardhshëm i Formula 1 nuk do të ketë më ngatërresa si ato që u shkaktuan në Cmimin e Madh të Gjermanisë, kur Ferrari i dha të kuptonte pilotit të saj, Felipe Massa (braziliani kryesonte garën), që t’i hapte rrugën shokut të ekipit, Fernando Alonso.
FIA gjobiti për këtë Ferrarin me 100 mijë dollarë.
Nga botërori i ardhshëm i Formula 1, urdhëra të tillë nuk do të ndëshkohen.
Top Channel