Barcelona, “lamtumirë” uniformës pa sponsor

10/12/2010 15:20

Ekipi spanjoll i Barcelonës, për herë të parë në histori do të ketë sponsor në uniformën e saj.

Marrëveshja me “Qatar Foundation” do t’i sjellë arkave të klubit katalanas 30 milionë euro në vit, ose 165 milionë euro në 5 vjet duke përfshirë edhe 15 milionë euro për këtë sezon.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëspresidenti ekonomik i klubit, Xavier Faus, i cili theksoi se ky vendim u mor për shkak të bilancit të rëndë ekonomik që la pas ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

“Barcelona do të vazhdojë të mbajë logon aktuale të UNICEF në uniformën e saj dhe do të vazhdojë të japë 1.5 milionë euro për qëllime bamirësie”, theksoi Faus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA