Tyson: Isha i droguar kur kafshova Holyfield

09/12/2010 20:00

13 vjet pasi kafshoi Holyfield në takimin për titullin botëror të peshave të rënda në boks, Mike Tyson zbulon se atëherë është ngjitur në ring nën efektin e drogave.

“E kafshova Holyfield sepse isha i droguar. Në atë kohë mendoja vetëm për drogën”, shprehet Tyson për ‘The Guardian’.

Ish-kampioni i boksit tregon se në ndeshjen ndaj Holyfield i mungonte dëshira.

“Nuk mendoja për të bërë boks, nuk isha i shqetësuar për këtë. Ajo që bëra ishte gjë e keqe, shumë e keqe”, kujton Tyson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA