Spanjë, ndeshja e futbollit si luftë

09/12/2010 18:55

Pesë lojtarë të Espanyol B kanë përfunduar në spital si pasojë e lojës së rëndë të Balaguer, në ndeshjen e vlefshme për grupin V të kategorisë së tretë në Spanjë.

Arbitri ka lejuar ndërhyrjet e rënda të futbollistëve të Balaguer dhe pasojat ishin të rënda për lojtarët e Espanyol.

Këto janë dëmtimet e pësuara: Molina ka pësuar thyerje të hundës, Sielva, Eric dhe Joselu me trauma për shkak të goditjeve në kurriz dhe ije ndërsa portieri Dinu për shkak të goditjes në organet gjenitale ka pasur nevojë për qepje në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA