Schalke, rritje rroge për Neuer

09/12/2010 16:30

Schalke 04 është gati të rrisë rrogën e portierit të saj Manuel Neuer me tre milionë euro me qëllim zgjatjen e kontratës deri në vitin 2013.

Sipas ‘Bild’, portieri i kombëtares gjermane ka oferta nga Bayern Munchen dhe Manchester United, por Schalke shpreson që me këtë rritje rroge Neuer të mos ndryshojë ekip.

Kontrata aktuale e portierit skadon në vitin 2012.

Ish-portieri i kombëtares gjermane dhe Bayern Munchen, Oliver Kahn, ka këshilluar Neuer që të transferohet tek një ekip elitar në mënyrë që të konsolidojë vendin e titullarit në portën e Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA