Paris, mijëra të bllokuar në aeroport

09/12/2010 03:35

Moti i keq ka bllokuar mijëra pasagjerë në aeroportin Roissy Charles de Gaule në Paris.

Fluturimet u ndërprenë për shkak të dëborës së madhe që ka rënë në kryeqytetin francez. Anulimet dhe shtyrja e fluturimeve u ndërmor fillimisht nga Air France e më pas nga të gjitha kompanitë e tjera fluturuese.

Autoritetet kanë dërguar në terminalin më të madh të Francës batanije dhe ushqime për të qendruar deri sa situata të përmirësohet.

Top Channel