Moratti: Benitez? Vendos pas Botërorit të Klubeve

09/12/2010 15:25

Edhe nëse Inter fiton Botërorin e Klubeve, Rafael Benitez mund të shkarkohet nga detyra e tij si trajner i zikaltërve.

Mediat italiane theksojnë se pas përfundimit të këtij kompeticioni, Moratti do të vendosë për të ardhmen e trajnerit spanjoll, pa marrë parasysh nëse Inter fiton apo jo Botërorin e Klubeve.

“Nuk dua probleme para ose gjatë Botërorit. Më pas, të shohim”, theksoi Moratti.

Emrat e zëvendësuesve të mundshëm të Benitez në pankinën e Interit janë: Leonardo, ish-trajner i Milanit dhe aktualisht pa ekip dhe Fabio Capello, trajner i kombëtares angleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA