Mirësevini në bunkerin “Assange”!

09/12/2010 16:35

Sikurse vetë jeta e mistershme e Julian Assange bosit të WikiLeaks, po aq i mistershëm mbetej edhe bunkeri ku ai ka të fshehura 251000 kabllogramet amerikane.

Mediat britanike kanë mungur së sigurojnë foto në brendësi të bunkerit nga ku ka nisur shpërndarja e dokumentave sekrete të cilat kanë shkaktuar një tronditje botërore.

I ngjashëm me skenat e filmit Agjenti 007 bunkeri quhet “Pionen data Centre” i ndërtuar 100 mentra nën tonë.

Gjatë luftës së ftohtë bunkeri nuklear është përdorur për qëllime ushtarake ndërsa sot në mënyrë po aq paradoksale po përdoret nga Julian Assange si qendra e një lufte tejet të vecantë në llojin e saj.

Vendodhja e tij ndodhet në parkun Vita Berg, në afërsi të kryeqytetit suedez Stokholm.

Bunkeri që mban sekretet amerikane tashmë të poseduara nga Assange dhe organizata ëikileaks është rihapur në vitin 2008.

Ndërtimi këtij bunkeri mban firmën e arkitektit suedez Albert France-Lanord, i cili e mori inspirimin për ta projektuar atë nga skenat e filmit Agjenti 007.

është ende e paqartë se si Assange mundi të marrë në përdorim shërbimet që ofron “Pionen data Centre” ku ai ka ruajtur materialet e përfituara nga një burim, që nuk pranoi ta bëjë publik, por që besohet të jetë ushtari amerikan Brandley Manning.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel